Skip to content

Mjekësia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta doktori dhe ish-profesori i njohur shqiptar…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e mjekësisë në vendin tonë, ku është ndarë nga jeta, në moshën 97-vjeçare, Qemal Poçi. Ai mbante titullin Doktor i Shkencave Veterinare dhe një prej figurave të rëndësishme të zhvillimit të Toksikologjisë Veterinare në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Mjekut Veterinar, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët, kolegët dhe brezat e mjekëve veterinerë që u formuan nën ndikimin e tij. Poçi ishte diplomuar me Diplomë të Artë në Akademinë Veterinare të Moskës dhe ishte specializuar në fushën e toksikologjisë ushtarake.

LEXO MË SHUMË!  Vr*u dy basketbollistët e “Skënderbeut dhe plag*si në tjetër në vitin 2004 së shpejti lirohet! Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm anëtarin e grupit të “Çobenjëve” Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron

Për më shumë se tri dekada, ai i shërbeu veterinarisë shqiptare, si në strukturat ushtarake ashtu edhe në ato civile.

Gjatë karrierës së tij, ai punoi në Spitalin Qendror Veterinar, në ekonomitë më të mëdha bujqësore të vendit dhe në Institutin e Kërkimeve Veterinare. Një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij ia kushtoi edhe mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

LEXO MË SHUMË!  “Gjithë farë lloj sharlatanësh, dështakësh që janë…”/ ‘Zvërneci’, flet Rama: Kanë akumuluar mllef të madh

Ceremonia e përcjelljes së fundit do të zhvillohet më 16 gusht, në orën 11:00, në Qendrën Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, Tiranë.

Published inNews