Skip to content

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe shumë i dashur nga shqiptarët (EMRI/Foto)

Dr. Jani Pjetri, një ndër mjekët veteran të Spitalit Rajonal në Fier dhe disa herë drejtues i tij, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja dhe kolegët, të cilët janë të prekur nga ikja e mjekut.

Doktor Jani e nisi karrierën si mjek radiolog në Spitalin Rajonal Fier më 3 janar 1973, ku për dekada u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij.

LEXO MË SHUMË!  “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

Gjatë karrierës prej më shumë se pesë dekadash, ai shërbeu disa herë si drejtor i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa deri në daljen në pension mbajti detyrën e shefit të Shërbimit të Radiologjisë, duke u shërbyer mijëra pacientëve.

Kolegët e kujtojnë Dr. Jani Pjetrin si një mjek me aftësi të larta diagnostikuese, korrektësi profesionale dhe qetësi të admirueshme, cilësi që i siguruan respektin e pacientëve dhe të komunitetit mjekësor ndër vite.

LEXO MË SHUMË!  Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 vik tima dhe 2 të p lagosur, njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh profesional dhe njerëzor te familjarët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të. Doktor Jani do u mungojë edhe pacientëve që merrnin shërbim prej tij në Spitalin Rajonal të Fierit.

Dr. Jani Pjetri
Published inNews