Skip to content

Merret vendimi i paimagjinueshëm, lirohet papritur nga burgu ish-ministri socialist

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

LEXO MË SHUMË!  Mbyllet rruga dytësore dhe dalja nga autostrada te "Casa Italia", në mesditë edhe gjysma e Astirit, Policia nis zbatimin e masave për koncertin e Kanye West

Beqaj mbahej në burg që prej muajit korrik 2024, pasi SPAK pretendon se ish-ministri dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se çështjes edhe 3 muaj.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike: Dy fëmijë mbyten në det gjatë udhëtimit me varkë me gjyshërit e tyre

Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën. Ditën e djeshme, GJKKO liroi edhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.

Published inNews