Skip to content

LAJM I KEQ/ Çfarë po ndodh me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Çmimi i naftës dhe benzinës shkon në …

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një rritje të re, duke arritur në 215 lekë për litër.

Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes së karburanteve, nafta është shtrenjtuar nga 199 lekë në 215 lekë për litër, duke rikthyer çmimet në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Rritja në tregun vendas vjen në një periudhë kur edhe tregjet ndërkombëtare të naftës po përballen me luhatje të ndjeshme, të cilat kanë ndikuar në çmimet e karburanteve.

Gjatë periudhës mars-qershor, në kushtet e ndryshimeve të forta të çmimeve, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet.

LEXO MË SHUMË!  Shteti evropian vendos rregulla të reja për hyrjen në vend

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse rritja e fundit do të jetë e përkohshme apo do të pasohet nga ndryshime të tjera në çmimin e naftës në tregun shqiptar.

Published inNews