Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, disa të vrarë, raportohet dhe për të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

LEXO MË SHUMË!  “Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, dëshmia e shokut të viktimës:

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.

Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Identifikohet djali i ri që humbi jetën në aksidentin në punë (Emri)
Published inNews