Skip to content

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Ja parashikimi i motit, për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira kryesisht në orët e mesditës dhe pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

LEXO MË SHUMË!  Vrau me armë shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia tronditëse e autorit për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko. Ja çfarë i paska bërë

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/s . Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

LEXO MË SHUMË!  Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja, identifikohen autori dhe i plagosuri
Published inNews