Skip to content

Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se tentoi të godiste me një zinxhir qeni mbesën e tij 9-vjeçare në një park në zonën e Kalamarisë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes dhe u denoncua menjëherë tek autoritetet.Pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë së Kalamarisë arrestuan 43-vjeçarin, ndërsa ndaj tij është ngritur çështje penale. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

LEXO MË SHUMË!  Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin
Published inNews