Skip to content

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez, dyshohet se e vr*u me thikë një 29-vjeçar

Një 20-vjeçar nga Franca është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët e një një lokali në Ksamil.

Paraprakisht dyshohet se i riu është vrarë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta.

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

LEXO MË SHUMË!  Tërmeti i fortë shkund vendin, ja ku ishte epiqendra

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike në vend, humb jetën në mënyrë të dhimbshme 36-vjeçari

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” njoftoi sot policia.

Published inNews