Skip to content

Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Teksa sot po mbahet protesta e 48, një incident është regjistruar pak para se të niste zyrtarisht tubimi. Pak para se kryeministrit Rama të dilte nga Kryeministria, duke i bërë kështu ‘karshillëk’ protestuesve, një qytetar pjesë e tubimit, ka protestuar afër makinës së kreut të qeverisë.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje shume e rende ne shtetin fqinj, detajet e fundit

Siç shihet nga pamjet ai është ndaluar nga policia, ndërsa protestues të tjerë që ishin dëshmitarë deklaruan se personi në fjalë u fut dhunshëm në makinën e policisë.

Ndërkohë, pak çaste më vonë, shihet që eskorta e kryeministrit Edi Rama del nga Kryeministria dhe largohet në bulevard ndërsa aty ngjitur prej mbi 1 muaj mbahet një protestë që kërkon largimin e tij.

LEXO MË SHUMË!  Detajet ''BOMB''/ SPAK zbardh pasuritë e Belinda Ballukut, të implikuar oligarkë dhe biznesmenë, vila dhe apartamente
Published inNews