Skip to content

Identifikohen viktimat e tragjedisë, mes tyre babë e bir

Janë identifikuar 4 personat, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e përplasjes së një kamioni me targa të Kosovës, me një makinë ‘BMW’.

Ministria e Punëve të Brendshme, sqaron se 76-vjeçari nga Kosova me iniciale B.B., i cili po drejtonte kamionin ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në drejtimin e kundërt të autostradës, ku është përplasur me veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. 51 vjeç nga Shkupi.

LEXO MË SHUMË!  Investim gjigant! Kryeministri ndan PAMJET: Autostrada e re lidh Tiranën me…

Pas përplasjes, në të dyja automjetet ka shpërthyer zjarr, ku makina dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i makinës ‘BMW’ R.V si dhe pasagjerët A.V. 20 vjeç dhe P.M. 20 vjeç nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.

LEXO MË SHUMË!  Tronditëse/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhveshur, babai i pret fytin logopedit dhe vetëdorëzohet me duart “e lara” me gj*k në polici

Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inNews