Skip to content

Aksidenti bllokon trafikun , makina del nga rruga bie në kanal

Aksident në hyrjen jugore të Lushnjes.

Një automjet tip Benz humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe pasi u përplas në kanalin përbri rrugës përfundoi duke goditur shtyllën e tensionit të mesëm.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materjale. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar aksidentin dhe njëkohësisht ka disiplinuar trafikun e rënduar të orëve të mëngjesit.

LEXO MË SHUMË!  Publikohet studimi i fizikantit të njohur austriak: Ja kur do të vijë fundi i botës!

Nga të dhënat paraprake mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte ndërkohë që specialistët e policisë do të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Published inNews