Skip to content

I pastrehu gjen valixhen me para dhe i shpërndan në rrugë

Në Belluno të Italisë, një burrë i pastrehë u pa duke hedhur në rrugë kartëmonedha 50-euroshe, të cilat i nxirrte nga një valixhe.

Një person që e pa burrin, një refugjat irakian që ndodhet në qytet të paktën që prej vitit 2022, duke hedhur paratë në ajër, njoftoi policinë.

Policia ndërhyri dhe arriti të mblidhte 4 mijë euro. Lajmi raportohet nga Il Gazzettino, e cila shton se, megjithëse disa menduan se kartëmonedhat ishin të falsifikuara, rezultoi se bëhej fjalë për 80 kartëmonedha të vërteta nga 50 euro.

LEXO KËTË LAJM  Burri sulmon seksu*lisht adoleshenten në plazh, pushuesit e dhunojnë (Video)

Nuk dihet se ku e gjeti valixhen burri i pastrehë

Sipas gazetës, ngjarja ndodhi pasditen e 5 gushtit. Nuk dihet se ku e kishte gjetur valixhen burri i pastrehë. Askush nuk kishte bërë denoncim për humbjen e saj. Punonjësit e policisë pritën për disa ditë që dikush të paraqitej për ta kërkuar valixhen, por askush nuk e bëri një gjë të tillë. Për këtë arsye, policia më pas ia dorëzoi paratë Bashkisë së Bellunos. /PiranjatNews/

LEXO KËTË LAJM  E bujshme! Lirohet nga arresti zyrtari i lartë, vendimi i papritur që po trondit opinionin publik!
Published inNews