Skip to content

E papritur/ Joz Marku dhunon Edi Kuçin? Ish-banori i BBVA publikon videon “thumbuese”

Një përballje e pretenduar mes Joz Markut dhe Edi Kuçit ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit.

Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, e cila citon burime të saj, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” janë përballur mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë, rrethanat e sakta të situatës mbeten të paqarta dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një debat verbal apo nëse situata ka agravuar më tej.

Në rrjet është rishpërndarë edhe një video e vjetër e Edi Kuçit, në të cilën ai shprehej me tone kritike ndaj Jozit. Videon e ka publikuar sërish G-Bani, duke e shoqëruar me komentin: “Ça ke bir pse po t merret goja?”

LEXO KËTË LAJM  Triumf ndërkombëtar apo p*opagandë? D*bati i madh për 8 milionë eurot e Kanye West në Shqipëri

Përballja e pretenduar është lidhur nga ndjekësit edhe me qëndrimet që Edi kishte mbajtur më herët lidhur me incidentin mes Jozit dhe Gjestit gjatë “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, në një deklaratë të mëvonshme, Edi ishte shprehur se, sipas tij, Jozi nuk kishte pasur faj në atë situatë.

Pas përhapjes së lajmit, Edi Kuçi ka qenë aktiv në Instagram. Ai ka publikuar një video gjatë udhëtimit me makinë në orët e natës, por nuk ka dhënë asnjë sqarim konkret lidhur me zërat për përplasjen me Jozin.

LEXO KËTË LAJM  Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit merr vendimin e fortë anulon ...

Edhe nga ana e Joz Markut nuk ka pasur deri tani një reagim publik që të konfirmojë apo mohojë atë që po qarkullon.

Për momentin, bëhet fjalë për raportime dhe aludime të pakonfirmuara, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy protagonistët do të reagojnë dhe do të zbardhin se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Published inNews