Skip to content

E trishtë! Kampion i Shqipërisë, atleti 16-vjeçar humb jetën pas sëmundjes së rëndë

Shkodra është tronditur ditën e sotme për shkak se kampioni 16-vjeçar, Dardan Baraku ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht trajtimeve, atleti shkodran e ka humbur betejën duke lënë një dhimbje të madhe për familjen, por edhe për komunitetin e atletikës.

Të njohur e të afërm kanë ndarë edhe një postim në rrjet për këtë zi:

“Shkodra humbi një talent të ri të sportit.

READ MORE  “Shqipëria kërkon revolucion, Parlament i kri mit”, protestuesit marshojnë në Tiranë: Dorëheqje e panegociueshme Ramës

Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dardan Barakut, atletit të ri shkodran dhe kampionit të Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.

Përkushtimi, pasioni dhe rezultatet e tij e bënë Dardanin një shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një krenari për sportin e qytetit tonë.

Në këto momente të dhimbshme, Bashkia Shkodër i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve, miqve, Shoqatës së Atletikës “Vllaznia” dhe gjithë komunitetit sportiv.Language Resources

READ MORE  25 ditë protesta në Tiranë dhe vende të tjera të botës, çudit me reagimin presidenti Bajram Begaj

Kujtimi i Dardanit do të mbetet përherë i gjallë. U prehtë në paqe”. /Panorama Sport/

Published inNews