Skip to content

E fshehu në bagazhin e makinës pas krimit/ Zbardhet dëshmia e turkut: Sokrat Vata më telefonoi dhe më …

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Po ashtu në burg janë lënë edhe Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

LEXO MË SHUMË!  Rama: Shpirti ma di sa më dhembin hallet tuaja, jam i gatshëm të

Para trupit gjykues shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.

Nga ana tjetër, Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit, njëri prej turistëve kishte një thikë, të cilën ai ia ka marrë pasi e ka neutralizuar. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë.

LEXO MË SHUMË!  Dalin pamjet e frikshme të plagosjes, si nisi konflikti brenda në Poliklinikë, babë e bir fillojnë të gjuajnë me grushta e thikë (Video)

Ai ka deklaruar se, ndërsa turistët kanë tentuar ta godasin sërish, ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton se si e ka goditur viktimën.

“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në ‘shock’. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga ‘shock’-u jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Published inNews