Skip to content

Arjan Curri: Rama po vdes për këtë protestë, ai nuk do të mbarojë sepse do që …

Analisti i njohur, Arjan Curri, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Curri: Rama mund të jetojë me vite në këtë situatë

LEXO MË SHUMË!  “Do digjemi sot”/ Vapa përvëluese pushton vendin, ja sa do të shënojë termometri në qytetin tuaj

Sharka: Nuk e ka problem fare, mund t’ia dalë thua?

Curri: Nuk e pe sa i eksituar ishte dje? Ai vetë solli vallen që quhet valle e Flamengos. Po të shikosh lëvizjet që bëri Rama dje…

Sharka: Kur imitoi blegertet thua?

Curri: Po

Sharka: Ishte gati si Flamengo ai pozicioni

Curri: I mungonin dy lugë në duar që kërcasin, ishte pikërisht vallja e Flamengos. Sepse Rama e do këtë situatë, ai jeton për këtë situatë. Do ose t’a adhurosh ose t’a shash.

LEXO MË SHUMË!  Synonte të emërohej gjyqtare, KLGJ merr vendimin e fortë për motrën e Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Sharka: Ose t’a urresh në maksimum, nuk do injorimin

Curri: Është si një narcizist, i cili jeton me emocionet e njerëzve. Ai do trishtohej shumë nëse kjo protestë do mbaronte

Sharka: Vërtet?

Curri: Këtë ide kam.

Published inNews