Skip to content

Aksident tragjik/ Vdesin dy vëllezërit e njohur shqiptar, thuhet se…(Emrat)

Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në aksidentin tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi edhe një veturë tjetër, shkruan IndeksOnline.

LEXO MË SHUMË!  Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë

Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. IndeksOnline

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Surkish të Podujevës.

Aksidenti fatal ka ndodhur kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, dyshohet se për shkak të pakujdesisë është përplasur me një veturë tjetër.

LEXO MË SHUMË!  Të shtëna me armë drejt një turme, plagosen 12 persona

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar

Published inNews