Skip to content

AKSIDENT në aksin Lushnje-Fier! Volswagen-i përplaset me minibusin te “Pushimi i Shoferit”, paralizohet qarkullimi (PAMJE)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”. Ku sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë dy automjete.

I plagosur mësohet të ketë mbetur drejtuesi i një automjeti tip Volswagen, dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO MË SHUMË!  Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Të dhënat paraprake tregojnë se, ka qenë drejtuesi i Volswagenit ai i cili ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore që lidh zonën e “Pushimit të Shoferit” me Divjakën, ndërsa një minifurgon që po lëvizte në drejtim të Fierit nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

LEXO MË SHUMË!  Urgjente, gati ligji i ri që mund t’ju marrë shtëpinë nëse rast se... Prek të gjithë qytetarët shqiptarë

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa po menaxhojnë edhe trafikun, i cili është rënduar me radhë kilometrike në korsinë në drejtim të Fierit.

https://www.facebook.com/share/r/18sqGz4KUQ/

Published inNews