Skip to content

Aksident i rëndë, makina përplas një vajzë 5-vjeçare: Si është gjendja e saj

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një fëmijë.

Sipas informacionit të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi D. Ç., 38 vjeç, ndërsa e dëmtuar ka mbetur një vajzë 5-vjeçare.

E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Sali Berisha tha se i është hequr''non grata'', reagon DASH

Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën, raporton noa.al.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al

Published inNews