Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta.
LEXO MË SHUMË! Kthesë e papritur e motit! Sinoptikani zbulon kur nis shiu në Shqipëri, çfarë pritet…
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.