Skip to content

Abuzoi dhe filmoi ngjarjen/ TRONDITËSE në Greqi! E mitura shqiptare përdh*nohet nga bashkëkombësi 14-vjeçar

Një rast i rëndë i dyshuar i abuzimit seksual ndaj një të miture është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku autoritetet kanë nisur hetimet ndaj një 14-vjeçari.

Sipas mediave greke, strukturat e Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve kanë ngritur akuzë penale ndaj të miturit, pas denoncimit të bërë nga një vajzë 15-vjeçare.

LEXO KËTË LAJM  Pak para protestës, Edi Rama bën reagim urgjent dhe provokon protestuesit

Në kallëzim pretendohet se 14-vjeçari, shtetas shqiptar, e ka detyruar të miturën të kryejë veprime seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, dyshohet se ai ka regjistruar pamjet e ngjarjes.

Pas raportimit të rastit, policia ushtroi kontroll në banesën e të miturit, ku gjeti dhe sekuestroi materiale e pajisje elektronike që tashmë po analizohen nga laboratorët mjeko-ligjorë të Greqisë së Veriut.

LEXO KËTË LAJM  Protesta në ditën e 25-të, ish-zëdhënësi i Fatos Nanos 'SHKUND'' Edi Ramën

Materialet hetimore do t’i dorëzohen Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025.

Published inNews