Skip to content

Protesta në ditën e 25-të, ish-zëdhënësi i Fatos Nanos ‘SHKUND” Edi Ramën

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi përmes një komenti në Facebook shpreh miratimin e tij për shqetësimet e ngritura nga i themeluesi i FRESSH, Ilir Zela i cili sot i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, pasi vendi u përfshi nga protestat masive të cilat kanë hyrë në ditën e 25-të.

“Të lumtë Ilir! Zëre se e kam shkruar unë”, shprehet ai, teksa mbështet argumentin e Zelës për largimin e Ramës.

LEXO MË SHUMË!  Nga nxehtësia te stuhitë e forta: Moti i paqëndrueshëm përfshin Evropën dhe Ballkanin

Thoma Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike ne vend, zjarr në një banesë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.

Published inNews