Skip to content

Pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku sot i jep goditjen FATALE Ramës (Foto)

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, i është bashkuar sot protestës së diasporës. Pjesëmarrja e saj vjen pak ditë pasi Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Në një prej reagimeve të fundit, deputetja sfidoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare që të shpërndajnë Kuvendin e të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

LEXO MË SHUMË!  Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin dhe ...

Ndërsa në një tjetër deklaratë, Koçeku foli për kërcënime ndaj familjes së saj, duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë personave që, sipas saj, mund të tentojnë ta intimidojnë.

Prania e saj në tubim shihet si mbështetje për protestuesit, në një moment kur ata kanë artikuluar kërkesa kundër qeverisë. Koçeku ishte zgjedhur deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si pjesë e listës së PS-së në Qarkun e Shkodrës.

LEXO MË SHUMË!  Pastrimi i parave në Shqipëri, raporti i GI-TOC ngre alarmin për transaksionet e pronave dhe rolin e noterëve

Published inNews