Skip to content

Tërmeti i fortë shkund vendin, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastër, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në qytet, por edhe në disa zona përreth, duke bërë që shumë qytetarë të dalin jashtë banesave për arsye sigurie.

READ MORE  FOTO-VIDEO / “Peshkaqen në Dhërmi”? Zbardhet e vërteta e videos virale që po tmerron pushuesit në rrjet

Deri në këto momente, autoritetet nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.

Zona jugore e Shqipërisë njihet për aktivitet sizmik të herëpashershëm, ndërsa institucionet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës për të evidentuar çdo zhvillim të mëtejshëm.

Published inNews