Skip to content

Alarmante! Sulm masiv, pezullohen fluturimet në këto aeroporte

Autoritetet ruse kanë pezulluar përkohësisht mbërritjet dhe nisjet e fluturimeve në katër aeroportet kryesore të Moskës pas një sulmi të gjerë me dronë ukrainas ndaj kryeqytetit rus.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi se kufizimet janë vendosur në aeroportet Vnukovo, Domodedovo, Zhukovsky dhe Sheremetyevo, me qëllim garantimin e sigurisë së fluturimeve.

Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergey Sobyanin, forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 194 dronë gjatë afrimit të tyre drejt kryeqytetit. Ai e cilësoi sulmin si një nga më të mëdhenjtë që ka përjetuar Moska që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke shtuar se një rafineri nafte është goditur gjatë sulmit.

LEXO KËTË LAJM  Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…

Ministria ruse e Transportit bëri të ditur se kompanitë ajrore po rishikojnë oraret e fluturimeve për shkak të kufizimeve të vendosura në rajonin e Moskës, ndërsa situata në aeroporte mbetet e qetë.

Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, autoritetet kanë angazhuar staf shtesë dhe kanë vendosur në dispozicion dyshekë, rrogozë, ujë të pijshëm si dhe dhoma falas për nënat me fëmijë.

LEXO KËTË LAJM  E papritur, pas 29 ditësh protestë GJIGANDE, Edi Rama merr vendimin e fortë, pranon se ...

Në një postim në Telegram, Sobyanin tha se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore vazhdojnë të zmbrapsin atë që ai e përshkroi si një sulm ukrainas në shkallë të gjerë ndaj Moskës.

/GazetaSinjali/

Published inNews