Skip to content

E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Komuniteti i medias në vendin tonë është në zi, pasi gazetari i njohur nga Kavaja, Agron Shima, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale, miku i tij, Fatmir Efica, i cili ka shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.

“Me mbuloi dëshpërimi dhe keqardhja. Kolegu im, gazetari i njohur në Kavajë, Agron Shima, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë”, shkruan Efica, i cili më pas u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

READ MORE  PLAS në emision? Joz Marku ''përplaset'' fizikisht me moderatorin Live (Video)

Gjithashtu, ka reaguar edhe një tjetër mik i Shimës, Artur Kanani, i cili shkruan se gazetari la gjurmë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

“Ai ishte një njeri i fjalës së mirë, një profesionist i përkushtuar dhe një zë i respektuar i televizionit lokal të Kavajës. Me punën, përkushtimin dhe përulësinë e tij, la gjurmë në gazetari dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Ikja jote, Agron, është një humbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe për gjithë komunitetin. Do të kujtohesh gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe mall”, shkruan ai.

READ MORE  SPAK do të bëj lëvizjet dhe brenda një nate, RAMA dhe BERISHA do bien

Agron Shima e nisi karrierën e tij gjatë viteve ’80, ku punoi si korrespondent nga Kavaja për gazetat “Adriatiku” dhe “Sporti Popullor”.

Më pas, ai ishte pjesë e bordit themelues të gazetës sportive “Besa Sport”. Agron Shima dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e gazetarisë sportive lokale.

Më tej, ai punoi edhe në mediat elektronike, duke qenë pjesë e dy radiove të qytetit të Kavajës, si dhe e TV 6.

Published inNews