Skip to content

Kjo nuk pritej!! Rama nis tentativat për të shuar protestat kundër tij

Rama nis tentativat për të shuar protestat kundër tij, procedohen penalisht disa protestues, kryeministri goditje “kokave” drejtuese

Kryeministri Edi Rama i gjendur përballë protestave masive të qytetarëve shqiptare ka urdhëruar policinë që të hetojë drejtuesit e marshimeve në Tiranë.

Kreu i qeverisë i frikësuar nga reagimi masiv qytetar po angazhon strukturat e policisë, SHISH dhe Antiterrorin për të trembur protestuesit dhe për të përçarë protestën qytetare.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, thuhet ne njoftimin e policisë së kryeqytetit.

Personat akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. – Arben Kola, 46 vjeç, Luçiana Kokaj, 33 vjeçe dhe Arilda Lleshi, 30 vjeçe, Ernest Kapo, 32 vjeç, Aurel Kujtimi, 30 vjeç, Tomas Kroja, 24 vjeç, Mateo Yskollari, 22 vjeç, Xhonatan Dobrozi, 23 vjeç, Sergo Tafa, 22 vjeç, Ilir Xhemalaj, 44 vjeç, Ergi Qoku, 41 vjeç, Ervis Krepi, 23 vjeç, Ali Dizdari, 21 vjeç, Sokol Gjoka, 33 vjeç, Aurel Kujtimi, 30 vjeç dhe Emir Lecini, 21 vjeç.

Gjithashtu, nga shërbimet e DVP Tiranë po punohet për shoqërimin e shtetasve Eduart Qema dhe Markel Capo, të shpallur në kërkim policor. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim.

Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje. Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Tre ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.

Published inNews