Skip to content

Ngjarje e rëndë, autobuzi plot me fëmijë përplaset me makinën

Një aksident i rëndë rrugor është raportuar të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te kalimtarët.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet tip “Toyota”, të cilët janë përplasur me forcë të madhe. Si pasojë e goditjes së fortë, autobusi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti pranë rrugës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në autobus udhëtonin fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli, çka e bën ngjarjen edhe më shqetësuese. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet po verifikojnë gjendjen shëndetësore të të gjithë personave të përfshirë.

Forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, shoferi i automjetit tip “Toyota” është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Published inNews