Skip to content

U fut në det, por nuk u kthye më! Ky është Albiano, 22-vjeçari që humbi jetën në Ksamil pasi u përplas me policinë

Ky është i riu Albiano Kreçi, që humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të hëne në Ksamil. Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Ksamilit, ku 22-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e pasdites.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 në hapësirën detare të Ksamilit, ku Kreçi ishte duke lundruar me një mjet tip “jet car”, ne momentin kur dyshohet se u përplas me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës e cila ndodhej në shërbim dhe monitorim të hapësirës detare, rreth 400 metra larg bregut.

Fatkeqësisht kjo përplasje rezultoi të ishte fatale për të riun. Ishin efektivët e policisë dhe personat e tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes ata të cilët ndërhynë për të nxjerrë 22-vjeçarin nga deti.

Menjëherë ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.Albiano Kreçi

READ MORE  Tirana e pushtuar nga protestat, dalin pamjet e Ramës në Zvicër duke ngrënë e pirë (Video)

“Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, njoftoi Policia më herët.

READ MORE  Tro*ditet studioja! “Kam vr*rë babanë, kam q*** nusen e djalit?!” Damka e turpit njollos Arturin, shpërthen në lot

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim në Ksamil, ku Albiano njihej si një djalë i ri, i lindur dhe i rritur në këtë qytet, duke lënë pas pikëllim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ndërkohë, pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Published inNews