Skip to content

SHKULLAKU: GJENDJA E RËNDUAR E EDI RAMËS DHE SJELLJA E ÇAKËRDISUR TREGOJNË SE PO E PRET DICKA QË AI KURRË NUK DO E

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnjë e ka kërkuar vëmendjen nëpërmjet shfaqjeve ekstravagande dhe jo përmbajtjes. Shfazimi i fundit i kryeministrit shqiptar ka të gjitha simptomat e autokratëve që tmerrohen kur shohin fundin dhe pafuqinë e tyre për ta shmangur atë, megjithë pushtetin e madh që kanë në duar.

Edi Rama, në pak orë, ka realizuar se 83 mandatet, kuvendi, qeveria, drejtësia, banditët, mediat, oligarkët, bordi i paqes, Netanjahu, Erdogani, Meloni apo Xharedi, papritur mund të treten si kripa në ujë dhe nuk mund t’i vinë në ndihmë përballë zemërimit të atyre që i ka nëpërkëmbur, mashtruar e nënshtruar. A ka panik më të madh se ky për t’u çmendur e marrë malet duke kënduar e performuar, fiks si të gjithë gjysmë- diktatorët që duan të tregojnë forcë kur janë të mbaruar?

LEXO MË SHUMË!  Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit, detajet e para

Nuk është e lehtë të mos rrëshkasësh nga mendorja kur sheh se brenda një nate, nga mbret i Shqipërisë përfundon në mbret të memeve. Kur nga hokatari që tallej me gjithkënd kthehesh në kllounin që tregohet me gisht. Kur nga lideri që mahniste Parisin, Londrën, Romën e Uashingtonin, del zbuluar më mediat më të mëdha të planetit si një diktatoruc provincial që shpërndan copa atdheu për të hyrë në të brëndshmet e Trampit apo këpucët e Melonit. Kur nga vizionari që do zgjidhë kriza nga Ballkani e deri në Kubë, mbetet mujshari që nxjerr popullin e tij në rrugë.

LEXO MË SHUMË!  S'do ta besoni çfarë i bënë! Ivanka Trump nxjerr burrin në Instagram, shqiptarët e "shkoqin" me komente! (FOTO)

Gjithë ky investim, që ndër vite ka kushtuar qindra miliona euro (kompani lobimi, këshilltarë sekretë, fushata mediatike ndërkombëtare, blerje zyrtarësh të huaj si Mekgonigali, joshje me copa bregdeti, porte e aeroporte) u shkri pa lënë gjurmë, njësoj si krahët e flamingove në ajër. Sot kryeministri shqiptar është lakuriq, jo vetëm për shqiptarët por edhe në sytë e botës. Protesta theu vitrinën e një satrapi ballkanik që shitej, me paratë tona, si udhëheqës modern e demokratik. Nga CNN e me radhë të gjitha mediat më të rëndësishme të globit, sot po tregojnë Shqipërinë e vërtetë që një njeri i vetëm e ka marrë zvarrë për ta përplasur herë te djali i Sorosit e herë te dhëndrri i Trampit. Armand Shkullaku

Published inNews