Skip to content

Ra nga kati i 7-të i një pallati në Lungomare, 28-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është gruaja e regjistruar në Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 28 vjeçe ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe po hetohet nëse e reja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar fillimisht rënien, duke bërë që 28-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit. Megjithatë, ajo nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

LEXO MË SHUMË!  U plagos rëndë me armë në kokë, vjen lajmi i fundit nga Trauma për 17 vjeçarin

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Published inNews