Personi që shihni në foto është autori i ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e njohur si “Kthesa e Kamzës”, ku Dorian Kasa i vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, Loren Ramës.
Blutë sqaruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, ku 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt efektivit mjetin prerës që kishte me vete, por efektivi ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur nga duart.
38-vjeçari ka tentuar gjithashtu t’i marrë efektivit armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Comments are closed.