Një i ri me paraplegjik mori fjalën në protestën e gjashtë që po zhvillohet para kryeministrisë. Ai u shpreh se qeveria ka caktuar shpërblim për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara vetëm 13.000 lekë ndërsa i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama. “Pyete djalin tënd Ramë: a do më Shërbejë djali jot mua për 13000 lekë për një orë? JO!”
I riu vazhdoi me tone të ashpra fjalimin e tij para mijëra qytetarëve.
“Ai na tha jemi grek. Jo! Ai na quajti se jemi nga Irani. Jo! Ai na tha ‘jeni të futur’. Jo! A jemi shqiptarë? Serbisht ka folur Rama. Greqisht ka folur Rama. Shqip flasim ne. Kët vendosim ne. Unë sot në protestë kam ardhur për ata tre fëmijë që humbën jetën falë kësaj qeverie dhe patronazhistave. Ata na shkelin me rrota. 3 fëmijë vdiqën si shkak i këtij shteti që mbjell vdekje.
Ai mori një mesazh nga zoti vetë, përzuri rininë dhe sheshi sot është plot të rinj plot shpresë dhe ëndrra. Ndaloji po deshe o qeveritari me i kapur dhe më i korruptuar në rruzullin tokësor. Sot jam si person me aftësi të kufizuara, që përfaqësoj një kategori më të harruar në historinë shqiptare. Ti ke marrë një nisëm të sponsorizuar për terapitë hormonale. Nuk jam kundër, le të vazhdojë, por paralelisht ti ti personat me aftësi të kufizuara i ke lënë me 13 mijë lekë të reja për shoqërues. A do më shërbente djali yt për një orë me këtë shumë? Jo! Pse na keni harruar, nga sot këta të rinj s’do të dorëzohen derisa ti të largoheni ju që na keni marrë frymë 35 vite të largoheni nga vendimmarrja për jetët tona” tha ai.
Ky i ri së bashku me shumë të tjerë na kujtuan se asgjë nuk mund të na pengoi nga të bërit gjënë e duhur, të mbështeturit njëri tjetrit e as të kërkuarit llogari ndaj pushtetarëve.
Shpesh heqim dorë nga të përmbushurit detyrat dhe detyrimet tona qytetare duke u justifikuar se po kalojmë situata të vështira ose sepse momenti nuk është i duhuri.
Mijëra qytetarë në shesh na kanë zgjuar gjatë kësaj jave duke nxitur mbarë vendin të protestoi. Një e drejtë që shqiptarët rrallë herë e kanë bërë pa flamuj partiakë.

Comments are closed.