Drejtori i policisë Vlorë Elidon Çela është pezulluar nga detyra përmes një vendimi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita.
Sipas njoftimit në lidhje me protestën e sotme në zonën e Zvërnecit, u bë një raportim i gabuar nga Policia e Vlorës, e cila tha se një qytetar ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit.
Njoftimi i policisë:Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë lidhur me një qytetar, i cili në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.
Në këto rrethana, dhe pavarësisht se në pjesën tjetër të komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë informacioni është korrekt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Besimi i publikut te Policia e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.Lidhur me pretendimet e ngritura gjatë protestës, bëjmë me dije se ato janë ndjekur me vëmendje dhe se territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.
Prandaj, përfitojmë nga rasti t’u drejtohemi qytetarëve që protestojnë, duke nënvizuar se çdo pretendim mbi një pronë private apo zhvillimin e saj duhet të adresohet në Gjykatë.
Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor.
