Skip to content

Kërcet arma në vend, një person i plagosur, autori në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatmir Dibra”.

Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër mashkull kosovar.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama nuk e kap 30 qershorin, paralajmërimi “b*mbastik”, nxjerr detajet ‘e çmendura’

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima është liruar nga spitali, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” .

LEXO MË SHUMË!  TRAGJIKE/ Babai e harroi në sediljen e pasme të makinës, ndërron jetë 2-vjeçarja

“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 31.07.2026 – 23:25. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.

Published inNews