Skip to content

Stuhia/ Humb jetën gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti elektriçisti në Himarë

Himarë, 22 korrik 2026 – Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga stuhia që përfshiu zonën e Himarës.

Sipas informacioneve paraprake, moti i keq me erëra të forta dhe reshje ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, duke detyruar ekipet e operatorit të ndërhyjnë për eliminimin e avarive.

Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë.

55 vjeçari ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të ndërrojë jetë.

Ndërkohë, ekipet teknike vijojnë punën për rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike në zonat e prekura nga stuhia.

Published inNews