Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, shumë fëmijë të plagosur

Të paktën gjashtë fëmijë janë plagosur pak minuta më parë në një aksident në Tiranë, raporton noa.al.

Policia e Shtetit konfirmon lajmin dhe njofton se rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

LEXO MË SHUMË!  Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht dhe jep lajmin që askush nuk e priste

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç.

Vogëlushët po udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh..

Në këtë aksident është plagosur dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti, një grua shtatzënë.

Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht mendohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO MË SHUMË!  Shembet masivi shkëmbor në aksin Burrel-Klos, qarkullimi kufizohet në një korsi

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNews