Erion Veliaj ka bere kerkese per te shpallur te paligjshme arrestin me burg ndaj dhe sot Gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur sot për të dalë me vendim mbi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për të shpallur të paligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” e dhënë nga GJKKO më 9 shkurt 2025.
Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt u mbajt më 20 Maj ndërsa gjyqtarët kërkuan kohë për të dalë me një vendim përfundimtar. I pari i Tiranës thotë se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i zgjedhur i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën.
Ndër të tjera, Veliaj tha se se gjykatat kanë dështuar të analizojnë kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore për të cilën ai ka qenë i gatshëm ta lërë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit, pasi sipas tij trupat gjyqësore e kanë paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova të qartë për shkeljet e pretenduara nga ana e tij.
Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm se kryetari i Bashkisë ka kryer vepër penale është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt.
Teksa Veliaj argumenton se qenia kryetar në detyrë i Bashkisë duhet të jetë kriter lehtësues për të, Prokuroria e Posaçme argumenton të kundërtën, pasi sipas tyre fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
