Skip to content

Urgjente, gati ligji i ri që mund t’iu marrë shtëpinë në rast se … prek të gjithë qytetarët

Qeveria është bërë gati të ndryshojë ligjin për sektorin e energjisë elektrike, duke propozuar një paketë të re rregullash që forcojnë ndjeshëm mënyrën si trajtohen faturat e papaguara dhe detyrimet e konsumatorëve.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon që klientët fundorë janë të detyruar të paguajnë faturat e energjisë sipas kontratës së furnizimit.

Në rast mospagese, furnizuesi ka të drejtë të ndërmarrë një sërë masash për arkëtimin e detyrimit, duke nisur nga njoftimi zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike dhe deri te procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm përmes përmbarimit.

Risia më e fortë lidhet me mundësinë e vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike.

LEXO MË SHUMË!  Rama në ''ALARM'', ja çfarë ka aktivizuar për të shuar protestat qytetare

Sipas projektligjit, kjo masë mund të aplikohet në rastet kur detyrimi i papaguar kalon vlerën 1.5 milion lekë dhe i përket klientëve jofamiljarë, pra kryesisht bizneseve.

Vendosja e barrës hipotekore nënkupton që prona lidhet juridikisht me borxhin dhe nuk mund të përdoret lirshëm pa u shlyer detyrimi.

Në praktikë, kjo e kthen faturën e energjisë nga një detyrim i thjeshtë pagesor në një detyrim që prek drejtpërdrejt pasurinë.

Paralelisht, projektligji ruan trajtimin e faturës së energjisë si titull ekzekutiv, çka i jep furnizuesit mundësinë të ndjekë procedurat e përmbarimit pa pasur nevojë për procese të gjata gjyqësore .

Megjithëse në tekst nuk përdoret drejtpërdrejt termi “sekuestrim”, kombinimi i barrës hipotekore me procedurat e përmbarimit krijon bazën ligjore që në faza të mëtejshme, nëse borxhi nuk shlyhet, të arrihet deri në ekzekutimin e pasurisë sipas legjislacionit civil.

LEXO MË SHUMË!  Media e madhe amerikane shkruan per Florian Binajn, e pabesueshme ajo qe ka zbuluar per te

Projektligji synon të forcojë disiplinën e pagesave në sektorin energjetik dhe të reduktojë borxhet e këqija, në një kohë kur paralelisht po shtohen edhe të drejtat e konsumatorëve për transparencë në faturim dhe akses në informacion mbi çmimet.

Në tërësi, ndryshimet tregojnë një qasje më të ashpër ndaj mospagesës së energjisë, duke e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë faturën me pasurinë e konsumatorit, të paktën për kategorinë e bizneseve. / Skyweb

Published inNews