Skip to content

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori shume i dashur nga shqiptarët

Është ndarë nga jeta këtë të premte, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një nga figurat më të dashura dhe të vlerësuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, i cili i ka dedikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Reagimi i Mevlan Shanës:

Ka ikur Birçe Hasko.

Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.

LEXO MË SHUMË!  Protesta në Tiranë, një fëmijë humbet mes turmës, babai kërkon ndihmë

Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtërisë së interpretimit.

Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik e bashkëpunëtor.

Birçe Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin popullor të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942. Fillimisht u formua si mësues, përpara se t’i përkushtohej artit.

LEXO MË SHUMË!  E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Më pas studioi për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe kontribuoi edhe si pedagog, duke edukuar breza të rinj artistësh në mjeshtërinë e interpretimit.

Hasko cilësohej si “mjeshtër i karaktereve”, interpretoi dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, duke spikatur për realizmin, humorin dhe natyrshmërinë që sillte në personazhet e tij.

Ai ishte pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptarë të viteve 1970-1990 dhe më pas.

Published inNews