Skip to content

Përgjaken rrugët/ Aksident tragjik në vendin tonë, raportohet për viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motorit.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Dede, viktima është një 36-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja.

LEXO MË SHUMË!  “Hajde me ne se kemi një surprizë”, dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa ...

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo gjendjen e drejtuesit të automjetit.

LEXO MË SHUMË!  Paralajmërime të forta për tajfunin “Bavi”, erërat pritet të arrijnë deri në 257 km/h

Ky aksident rikthen edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore dhe nevoja për kujdes të shtuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Published inNews