Në Belluno të Italisë, një burrë i pastrehë u pa duke hedhur në rrugë kartëmonedha 50-euroshe, të cilat i nxirrte nga një valixhe.
Një person që e pa burrin, një refugjat irakian që ndodhet në qytet të paktën që prej vitit 2022, duke hedhur paratë në ajër, njoftoi policinë.
Policia ndërhyri dhe arriti të mblidhte 4 mijë euro. Lajmi raportohet nga Il Gazzettino, e cila shton se, megjithëse disa menduan se kartëmonedhat ishin të falsifikuara, rezultoi se bëhej fjalë për 80 kartëmonedha të vërteta nga 50 euro.
Nuk dihet se ku e gjeti valixhen burri i pastrehë
Sipas gazetës, ngjarja ndodhi pasditen e 5 gushtit. Nuk dihet se ku e kishte gjetur valixhen burri i pastrehë. Askush nuk kishte bërë denoncim për humbjen e saj. Punonjësit e policisë pritën për disa ditë që dikush të paraqitej për ta kërkuar valixhen, por askush nuk e bëri një gjë të tillë. Për këtë arsye, policia më pas ia dorëzoi paratë Bashkisë së Bellunos. /PiranjatNews/
