Një video e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka sjellë një përplasje publike mes tij dhe Rizarta Hoxhës.
Pamjet tregonin këtë të fundit duke shkëmbyer një puthje me një mashkull, ndërsa publikimi është shoqëruar me pyetjen nëse momenti ishte regjistruar para apo pas udhëtimit të saj në Spanjë.
Pas publikimit, Rizarta ka reaguar në Instagram duke e konsideruar shpërndarjen e pamjeve cenim të jetës së saj private. Ajo ka paralajmëruar se çështjen nuk do ta trajtojë më publikisht, por do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Dua të sqaroj publikisht diçka që tashmë ka kaluar kufirin e informacionit dhe ka hyrë në cenimin e jetës private”, shkruan ajo, duke iu referuar më tej dispozitave ligjore që, sipas saj, mbrojnë jetën private, personalitetin, reputacionin dhe të dhënat personale.
“Nga ky moment, çështja nuk do të trajtohet më publikisht, por vetëm në rrugë ligjore”, përfundoi ajo.
Nuk vonoi as përgjigjja e Elton Tozajt. Gazetari mbrojti publikimin e tij duke argumentuar se pamjet janë realizuar në një ambient publik dhe se, sipas tij, raportimi për personazhet publikë në këto rrethana nuk përbën shkelje.
“Fakti që je personazh publik të vendos dhe të mban në qendër të vëmendjes”, shkroi ndër të tjera Tozaj, duke këmbëngulur se publikimi i fotografive apo videove të realizuara jashtë banesës private mund të jetë pjesë e raportimit kur ekziston interes publik.


