Skip to content

Merr fund pritja! Shqipëria bëhet si gjithë bota, më në fund do të jetë falas…

Në të 61 bashkitë e vendit kanë përfunduar pikat e internetit publik falas, në kuadër të iniciativës “WiFi4WB”, të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania.

Nga zonat malore deri në bregdet dhe nga qytetet e mëdha te bashkitë më të vogla, qytetarët dhe vizitorët tashmë mund të kenë akses në rrjete publike Wi-Fi falas njësoj siç aksesojnë qytetarët europianë në shtete të ndryshme.

LEXO KËTË LAJM  LAJM I MIRË/ Kryeministri Rama nxjerr PAMJET nga rruga e re në qytetin… (Video)

I ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo e cilësoi këtë projekt si një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, ky është një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke nxitur përfshirjen digjitale, përmirësuar ndërlidhjen dhe afruar gradualisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor me ekosistemin digjital të BE-së dhe Tregun e Vetëm Digjital”, u shpreh Rizzo.

LEXO KËTË LAJM  Të gjithë po i kërkojnë urgjentisht dorëheqjen, EDI RAMA tregon vendimin e tij ‘final’

Iniciativa “WiFi4WB” synon të krijojë pika publike aksesi Wi-Fi falas në deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Programi mbështetet në modelin e WiFi4EU, përmes të cilit Bashkimi Europian ka investuar 130 milionë euro për krijimin e rrjeteve publike Wi-Fi në rreth 9 mijë bashki të vendeve anëtare të BE-së.

Published inNews