Skip to content

E FUNDIT/ I bënë foto Ergys Agasit pas arrestimit, 2 efektivë të “Shqiponjave” u ndodh e papritura

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij.

Pezullimi ka ardhur pas nisjes së një hetimi administrativ për mënyrën se si pamjet e Agasit në ambientet e drejtorisë, dolën në publik.

LEXO MË SHUMË!  Momenti kur nëna sheh trupin e pajetë të të birit 15 vjeçar te pishina në Gjirokastër, “i prihen gjunjët” dhe shpërthen në lot (Video)

Dy efektivët e pezulluar ushtronin detyrën në sektorin “Shqiponja” pranë Policisë së Tiranës.

Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.

Publikimi i këtyre pamjeve ngriti pikëpyetje mbi ruajtjen e dinjitetit të personit të ndaluar dhe mbi mënyrën se si Policia e Shtetit administron materialet gjatë dhe pas arrestimeve.

LEXO MË SHUMË!  Mjekësia në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur dhe shumë i dashur nga shqiptarët (EMRI/Foto)
Published inNews