Skip to content

“Do të të vras ty dhe më pas …”/ Krimi makabër në Greqi, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja…

Dëshmi të reja kanë zbardhur detaje tronditëse nga ditët para vrasjes së një 45-vjeçareje në Athinë, ku autor i dyshuar është 50-vjeçari shqiptar Altin Allmuça, i cili më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Sipas mediave greke, Allmuça dyshohet se e kishte ndjekur vazhdimisht viktimën pas përfundimit të marrëdhënies mes tyre dhe e kishte kërcënuar edhe me armë.

Një familjare e 45-vjeçares ka treguar se ai dyshohet se i kishte dërguar një fotografi me armë, shoqëruar me kërcënimin: “Do të vras veten dhe do të të vras ty”. Të afërmit e kishin këshilluar gruan që ta denonconte në polici.

45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes pasi mësoi se 50-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Pas ndarjes, sipas dëshmive, sjellja e tij u bë gjithnjë e më agresive.

LEXO MË SHUMË!  Pamje tronditëse/ Autori plagos familjarët dhe një kalimtar të rastit në mes të qytetit, momenti kur me armë në dorë godet edhe me ...

Detaji më tronditës lidhet me orët para krimit. Sipas një miku të afërt të Allmuçës, ai u takua me vajzën e tij dhe i tha se mund të mos e shihte më.

“Mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh”, mësohet t’i ketë thënë ai vajzës.

Më pas, ai u kthye në banesë, zgjoi bashkëshorten, i la para dhe i kërkoi të kujdesej për vajzën e tyre.

Pak më vonë, 50-vjeçari shkoi pranë pallatit ku jetonte 45-vjeçarja dhe priti derisa ajo të dilte. Sipas raportimeve, ai e qëlloi për vdekje dhe më pas vrau edhe veten.

Një banor i zonës ka rrëfyer se dëgjoi fillimisht britmën e një gruaje dhe më pas të shtënat. Në total, sipas dëshmisë së tij, u dëgjuan katër të shtëna.

LEXO MË SHUMË!  Vjen reagimi i papritur i të shkarkuarit nga Qeveria ‘Rama’

Të afërmit e viktimës kanë deklaruar se ajo kishte frikë nga sjellja e 50-vjeçarit dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë ndryshimin e bravave të banesës.

Edhe vajza e 45-vjeçares ka dëshmuar se nëna e saj ishte e shqetësuar për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe problematik.

Ndërkohë, vajza e autorit ka reaguar për ngjarjen, duke thënë se është e tronditur nga ajo që ka bërë babai i saj.

Ajo është shprehur se e konsideron veten dhe vajzën e viktimës si viktima të kësaj tragjedie, duke kërkuar që historia të mbyllet këtu dhe të dyja familjet të mund të përballojnë dhimbjen e tyre.

Published inNews