Skip to content

Goditi me tullë policen në Tiranë dhe e la pa ndjenja, jusifikohet 25 vjeçari: Ashtu ma dha truri, isha i …

Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi 4 ditë më parë, në 21 Gusht 2026, ka goditur me një tullë në shpatull punonjësen e policisë me inicialet M.D, të cilën e ka lënë pa ndjenja në oborin e shtëpisë së tij.

Në momentin e arrestimit Vehap Tota, ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se:

“…është e vërtetë se unë kam qëlluar policen me tullë nga pas. Kjo ngaqë nuk kishte pirë hashash dhe isha mërzitur dhe nuk kam pasur lekë. Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra, kjo ka qënë arsyeja.

Unë kam marrë një tullë dhe më pas e kam qëlluar policen nga pas. Po ashtu i kam kundështuar policët, pasi kam qënë i mërzitur nuk kisha pirë hashash dje dhe kam qënë shumë i tensionuar dhe inatin, jua kam nxjerrë policëve. Unë tashmë jam penduar, por më kot pasi është vonë. Më pas policët më kanë shoqëruar normal në komisariat…”

Ngjarja e rëndë është rregjistruar, kur një patrullë e komisariatit Nr.5, kishte shkuar në banesë me qëllim shoqërimin e bashkëjetueses së Vehap Totës, shtetasen Audeta Tahiri, pasi kjo e fundit është dyshuar nga policia kriminale se ishte autore e djegies së makinës së shtetasit L.Hoti, i cili është komshi me të arrestuarin Vehap Tota.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë! Rama nxjerr VIDEO-n dhe befasohet nga kjo gjë e pabesueshme…

Në orën 18:00, dy punonjës të patrullës policore M.D dhe A.P kanë marrë detyrë nga komandanti i turnit N.C, për të shkuar në rrugën “Paqësori” në Frutikulturë Kamëz, për të kryer shoqërimin e Audeta Tahiri, pasi dyshohej si e përfshirë në djegien e një makine.

Në momentin që kanë shkuar në banesën e 25-vjeçarit, Vehap Tota, i cili është bashkëjetuesi i saj, Ai u ka thënë se: “…nuk është vajza që kërkoni…”.

Por gjatë kontrollit të banesës nga policia ajo u gjend brenda shtëpisë dhe në këtë situatë policia e ndaloi për ta shoqëruar në komisariat si të dyshuar në djegin e makinës së L. Hotit,ngjarje kjo që ka ndodhur në Kamëz në datën 18 Gusht 2026.

Mirëpo, kur policët e kanë konstatuar në banesë këtë shtetase, për të cilën vetë Vehap Tota, e kishte deklaruar një ditë më parë në polici, se Audeta Tahiri, e kishte djegur mjetin e komshiut të tij,ai ka filluar të kundërshtojë forcat e policisë duke i qëlluar me gurrë dhe tulla.

LEXO MË SHUMË!  E sulmuan në krye të detyrës, flet Osman Stafa: Më shanë dhe më goditë, një burrë dhe një ...

Njëra nga tullat që hodhi Vehapi, e ka goditur punonjësen e policisë M.D, në pjesën e kurrizit duke e rrëzuar për tokë dhe ajo ka mbetur pa ndjenja.

Dy kolegët e saj, kanë marrë menjëherë masat duke e shoqëruar për në qendrën spitalore në Kamëz, ku ata e dërguan urgjent me ambulancë në spitalin e Traumës dhe njëkohësisht shoqëruan dhe Audeta Tahiri në komisariat në lidhje me ngjarjen, ku ajo ishte e dyshuar.

Punonjësja e policia nga goditja ka marë një dëmtim në pjesën e shpatullës së djathtë. Ndërsa disa orë më pas, është arritur të arrestohet dhe Vehap Tota, ndaj të cilit tashmë është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”.

Më përpara Vehap Tota është proceduar nga policia dhe dënuar nga gjykata për veprën penale të “Dhunës në famije” dhe “Vjedhjes”. (Syri.net)

Published inNews