Skip to content

Elbasan/ Akuzohet për marrëdhënie sek’suale me të mitur, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Sipas burimeve jo zyrtare , 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

LEXO MË SHUMË!  Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Published inNews