Skip to content

PAMJET E TMERRIT/ Makthi 5-ditorl! 24-vjeçarja gjendet e lidhur me zinxhirë në bodrum, arrestohet i dashuri

Një 24-vjeçare në Brazil ka përjetuar pesë ditë terrori pasi dyshohet se u rrëmbye dhe u mbajt peng nga ish-partneri i saj në një banesë në Águas Lindas de Goiás.

E reja ishte raportuar e zhdukur që prej 17 gushtit. Pas denoncimit të familjes, Policia Ushtarake nisi hetimet dhe ish-partneri i saj u vendos nën vëzhgim si i dyshuari kryesor.

Gjurmët e hetimit i çuan efektivët drejt një banese me qira, e cila ishte e rrethuar dhe e mbrojtur nga jashtë. Pasi dëgjuan zhurma brenda objektit, policët ndërhynë dhe gjetën 24-vjeçaren të mbyllur në një dhomë.

LEXO MË SHUMË!  PLAS LUFTA! Gjykata Kushtetuese "godet" sërish, merret vendimi i bujshëm për Erion Veliajn: Alarmohet opozita, ja çfarë pritet të ndodhë!

Sipas autoriteteve, viktima ishte lidhur me litarë, pranga dhe zinxhirë në shtrat, ndërsa kishte edhe shenja të vështirësisë në frymëmarrje. Policia deklaroi se ajo dyshohet se ishte abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve që mbahej peng.

Në banesë u gjetën ushqime dhe ujë në sasi të konsiderueshme, çka sipas hetuesve ngre dyshimet se autori kishte planifikuar ta mbante gruan të izoluar edhe për disa ditë të tjera.

Policia ndërhyri për lirimin e saj dhe thirri zjarrfikësit, të cilët hoqën zinxhirët që e mbanin të lidhur. 24-vjeçarja u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të qëndrueshme.

LEXO MË SHUMË!  “Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk merrni vizën, nëse …

Në vendngjarje u sekuestrua gjithashtu një pistoletë 9 mm.

I dyshuari u lokalizua më vonë duke drejtuar një automjet. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me shpejtësi, por u arrestua pas ndjekjes.

Burri ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza për rrëmbim, përdhunim dhe privim të paligjshëm të lirisë.

Published inNews