Skip to content

Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët dhe kabinetin qeveritar/ Çfarë ndodhi brenda…

Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, e zhvilluar sot në Pogradec.

Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe në fokus të diskutimeve të para ishte dokumenti strategjik “Besa”.

Të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen e dokumentit dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.

LEXO MË SHUMË!  Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje

Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama është ndalur veçanërisht te roli dhe përgjegjësitë që duhet të ketë secili prej drejtuesve në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve lokale.

Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik dhe organizimit të strukturave në terren.

LEXO MË SHUMË!  Vdiqën dy policë brënda një nate, drejtoria e burgjeve bën reagimin
Published inNews